Kuvend, vazhdon debati rreth propozim-buxhetit për 2022
Pushteti dhe opozita vazhdojnë të këmbëngulin....

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimet e tyre rreth planifikimit të buxhetit për vitin 2022.
Në procesin e miratimit të buxhetit sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, duhet të kyçen ekspertë të fushës pasi që sipas saj edhe ky buxhetet, si të mëparshmit, nuk përshtatet për qytetarët, por për politikat e tregut brenda qeverisë.
“Unë shpresoj se ne jemi gati të kalojmë në një proces buxhetor inkluziv në vend të një procesi buxhetor ekskluziv, që do të thotë se ne do të jemi të gatshëm të përfshijmë ekspertë. Ne e humbim kohën duke i replikuar njëri-tjetrit për çështje që kanë të bëjnë me buxhetin në vend që të mësojmë nga ata që janë ekspertë në këtë fushë për të përballur idetë dhe argumentet e cila do të rezultonte menjë një buxhet të përshtatur për qytetarët, paratë e të cilëve shpenzojmë dhe jo sipas masës së qeverisë.”,- deklaroi Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE.
Por, LSDM thonë se në rrethana krize buxheti i hartuar është i përshtatur për qytetarët.
“Nuk jam dakord që buxheti nuk është për qytetarët dhe i dedikohet qeverisë. Nëse shikojmë objektivisht strukturën e buxhetit, sigurisht që do t'ju shohim civilë, sidomos në këtë moment të krizës ekonomike energjetike dhe pandemike. Ne duhet të kuptojmë më në fund se kultura politike është diçka që ne në kuvend duhet ta kultivojmë sepse nuk mund të na e japë as kushtetuta, as ligjet e as ndonjë rregullore e procedurës nëse nuk kemi një ndërgjegje të tillë.”,- tha Snezhana Kalevska Mançeva nga LSDM.
Propozim-buxheti u miratua nga Qeveria më 30 tetor më pas është dorëzuar në Kuvend ku ka kaluar në një debat dhjetëditor në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet dhe është kthyer në Qeveri ku janë pranuar 23 amendamentet. (Naim Ramadani, TVM2)
