Samiti i Këshillit të BE-së, Sasoli kërkon reformim të BE-së

16.12.2021 16:09

Reformim të institucioneve të BE-së kërkoi presidenti i parlamentit evropian, David Sasoli...

Reformim të institucioneve të BE-së kërkoi presidenti i parlamentit evropian, David Sasoli, në samitin e fundit të Këshillit të Europës për këtë vit, para ikjes nga detyra e kryeparlamentarit.

Vetëm me reformim, sipas Sasolit, Unioni do të bëhet më efikas dhe më demokratik. Nevoja për reforma erdhi pasi vetos së tretë bullgare ndaj vendit kundrejt 27 vendeve anëtare të cilat mbështesin nisjen e bisedimeve.

“Ka shumë mënyra dhe metoda të diskutojmë për veton, se demokracia mund të funksionojë nëse vetëm i stërzgjasim problemet, nëse të gjithë kanë të drejtë të kushtëzojnë ose të ndalojnë marrjen e vendimeve. Kjo nuk është efektive. Mekanizmat për reformim janë të ndryshme dhe duhet të na lejojnë se në cilin drejtim duam të lëvizim. Reformimi do të duhet të na mundësojë që të kemi sistem më funksional në Europë.”,- tha presidenti i Parlamentit Europian, David Sasoli.

Në fokus: Kriza energjetike, Covid dhe Ukraina

Në takimin e sotëm të Këshillit të BE-së në fokus janë përballja me krizën energjetike dhe Covid-19. Kërkohet mbrojtje e popullsisë nga varianti i ri Omikron.

“Do të kërkojmë një koordinim më të madh europian në frontin e energjisë në përballjen me krizën energjetike.”,- u shpreh kryeministri i Irlandës, Mikell Martin.

“Klasifikimi i energjisë nukleare dhe gazit natyror si energji të gjelbra janë të rëndësishme pasi që kanë efekt mbi ekologjinë dhe dobi shoqërore dhe ekonomike. Bullgaria s’do heq dorë nga këto pozicione.”,- theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

“Njerëzit duhet të mbrohen kundër variantit Omikron, duhet të dakordohemi për unifikimin e certifikatave të vaksinimit dhe rregullave të udhëtimit në mbarë BE-në.”,- u shpreh kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

BE me pozicione të qarta edhe ndaj krizës në Ukrainë se do të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe çdo sulm rus do të ketë kosto të lartë politike dhe ekonomike. (Meral Ismaili, TVM2)