Kovid-19, 10 të vdekur, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit

16.12.2021 16:51

Autoritetet shëndetësore në vend....

Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë edhe për 10 të vdekur nga virusi Korona, 6 prej të cilëve në 24 orët e fundit.

Nga 2.831 të testuar janë regjistruar 298 raste të reja me Kovid-19, po ashtu janë regjistruar edhe 335 të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur, derisa njoftohet edhe për 4 të vdekur në periudhën prej 9 deri më 12 dhjetor.

Aktualisht në vend ka edhe 5.451 raste aktive me Kovid-19.