Procesi ndaj Gulen i pastërt dhe ligjorë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arsyetuar proceset ndaj kundërshtarëve të tij duke i vlerësuar ato si të “pastër dhe ligjor”.....

Këto komente Erdogan i bëri një ditë pasi një gjykatë në Stamboll ka shpallur fletarrest për personin Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin Erdogan e akuzon se e udhëheq “një shtet paralel” nga ekzili në Amerikë.
Më 19 dhjetor, gjykata në Stamboll, po ashtu, ka vendosur për mbajtjen në arrest të të akuzuarve për terrorizëm, Hidayet Karaca, shef i televizionit Samanyolu, që e mbështet Gulenin, dhe tre të tjerëve.
Arrestimi i 30 personave, fundjavën e kaluar, pas ndërhyrjeve kundër gazetarëve, autorëve të skenarëve dhe policëve, që konsiderohen se janë të afërt me zotin Gulen, është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian.
