Mickovski: Qeveria me politika avanturistike në diplomaci
Kjo qeveri seriozisht po e cenon procesin integrues....

Kjo qeveri seriozisht po e cenon procesin integrues të vendit me politikat avanturistike në diplomacinë e vendit, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Populli meriton të fillojmë bisedimet me BE-në, sepse vetëm në atë mënyrë dëshmojmë se jemi kompetent dhe meritojmë vend në tavolinën e njëjtë me vendet e BE-së, theksoi Mickovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth bllokadës së re nga ana e Bullgarisë.
“Lëshimet nacionale të cilat bukfalisht janë në ofertë nga ana e Zoran Zaevit dhe kësaj qeverie e shihni se nuk kanë fund, sepse kërkesat e fqinjit tonë lindor gjithashtu janë të mëdha dhe ato janë rezultat i diplomacisë avanturistike të qeverisë tonë. Sa më shumë gjunjëzohen Bujar Osmani dhe Zoran Zaev, aq më të mëdha do të jenë kërkesat e fqinjit tonë.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Sipas Mickovskit, nënshtrimi nuk është vlerë evropiane, prandaj vendi duhet të ketë qëndrime dhe t’u përmbahet linjave të kuqe. Edhe opozita shqiptare ka kritikuar qeverinë për mosfillimin e bisedimeve.
Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Këshilli për Çështje të Përgjithshme refuzoi nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Vetëm një qeveri e re do të kthejë vendin në kursin euroatlantik dhe nxjerrjen e vendit nga kriza politike, vlerëson opozita. (Leunora Kaliqi, TVM2)
