Kuvend, Mickovski takon Ahmetin, Mickovski: Duhen zgjedhje të parakohëshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti....

Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski ka kërkuar kreu i BDI-së Ali Ahmeti që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Në takimin e mbajtur në Kuvendin Republikan, Mickovski ka sqaruar qëndrimet e tij dhe partisë që përfaqëson se pas dështimit për të filluar negociatat me BE-në gjatë dhjetorit dhe situatës së përgjithëshme pas zgjedhjeve lokale, mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, sipas tij, është e paevitueshme.
“Qëndrimi im është se vetëm me një ristartim serioz të sistemit, shumë punë dhe njerëz të rinj mund të dalim nga kjo situatë krize që ndodhemi, dhe për këtë duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare. VMRO DPMNE për momentin është partia politike me grupin më të madh të deputetëve, me numër më të madh kryetarë komunash dhe këshilltarë dhe ka të drejtën politike dhe kredibilitet që të kërkojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Veç kërkesës për zgedhje të parakohëshme parlamentare, Mickovski ka kërkuar nga Ahmeti që në negociatat me Bullgarinë të respektohet Rezoluta e miratuar në Kuvend. Sipas tij, reterimi nga pozitat negocuese rrit kërkesat e fqiut lindor, ndërsa Maqedonia nuk fiton asgjë në këmbim.
Takimi Ahmeti – Mickovski, i parapriu takimi Ahmeti – Zaev
Situata e trazuar politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës pas vendimit për të përfshirë Alternativën në bashkëqeverisje pritet të merr formë dhe të sqarojë dilemën nëse ky koalicion do të çojë mandatin deri në fund ose do të pranojë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
