Kuvend, miratohet buxheti për vitin 2022

16.12.2021 19:59

Me 63 vota "për", 36 kundër dhe një të përmbajtur....

Me 63 vota "për", 36 kundër dhe një të përmbajtur deputetët e miratuan buxhetin për vitin 20022. Në fjalën e tij përfundimtare minsitri i financave, Fatmir Besimi mes tjerash theksoi se Buxheti ka për qëllim vazhdimin e kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, rimëkëmbja ekonomike, konsolidimi fiskal, funksionimi i pandërprerë i institucioneve themelore të shtetit përkrahja e reformave në gjyqësor dhe integrimet euro atlantike.

Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska edhe ky buxhet, si të mëparshmit, shepesh herë nuk  përshtaten për qytetarët, por për politikat e tregut brenda qeverisë.

“Unë shpresoj se ne jemi gati të kalojmë në një proces buxhetor inkluzivnë vend të një procesi buxhetor ekskluziv, që do të thotë se ne do të jemi të gatshëm të përfshijmë ekspertë. Ne e humbim kohën duke i replikuar njëri-tjetrit për çështje që kanë të bëjnë me buxhetin në vend që të mësojmë nga ata që janë ekspertë në këtë fushë për të përballur idetë dhe argumentet e cila do të rezultonte menjë një buxhet të përshtatur për qytetarët, paratë e të cilëve shpenzojmë dhe jo sipas masës së qeverisë” – tha Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE.         

Por LSDM thonë se në rrethana krize buxheti i hartuar është i përshtatur për qytetarët.

“Nuk jam dakord që buxheti nuk është për qytetarët dhe i dedikohet qeverisë. Nëse shikojmë objektivisht strukturën e buxhetit, sigurisht që do t'ju shohim civilë, sidomos në këtë moment të krizës ekonomike energjitike dhe pandemike. Ne duhet të kuptojmë më në fund se kultura politike është diçka që ne në kuvend  duhet ta kultivojmë sepse nuk mund të na e japë as kushtetuta, as ligjet e as ndonjë rregullore e procedurës nëse nuk kemi një ndërgjegje të tillë” – deklaroi Snezhana Kalevska Mançeva nga LSDM.

Buxheti për vitin 2022 parasheh grumbullimin e 3,9 miljard urove dhe shpenzime prej 4,4 miljard euro. Deficiti buxhetor arrinë në mbi 500 milion euro, të cilat do të financohen me kredi të brendëshme dhe të jashtme. (Gazmend Rexhepi, TVM2)