FEIT, konfirmohet cilësia ndërkombëtare e programeve

16.12.2021 21:19

Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informative....

Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informative është akredituar, me ç’rast cilësia e programeve njihet edhe ndërkombëtarisht.

Studentët e këtij fakulteti iu mundësohen studime cilësore dhe diploma të njohura në mbarë Evropën, potencuan nga dekanati.

“Ky akreditim kishte edhe dimension tjetër të rëndësishëm e ai është evaluimi i punës së deritanishme, por morëm edhe vërejtje të caktuara se si në të ardhmen t’i përmirësojmë. Disa prej tyre i diskutuam edhe me ministren sa i përket kuadrit të ri dhe pajisjeve që i nevojiten këtij fakulteti.”,- tha dekani i FEIT, Dimitar Tashkovski.

MASh angazhohet në kontinuitet për financimin e laboratorëve për studimet teknike, theksoi ministrja e arsimit, Milla Carovska, e cila shtoi se këtë vit shkencave teknike iu është dhënë përparësi.

“MASh shpalli thirrje për financimin e të gjitha laboratorëve dhe me sukses ndamë 44 projekte për laboratorë, dy prej tyre u janë ndarë dhe të gjitha këto projekte do të jenë përkrahje për zhvillimin e mëtejshëm në laboratorëve dhe lidhjen me kompanitë që kanë nevojë. Po ashtu ndamë 19 milion euro edhe për institutet nacionale të cilët me vite të tëra ishin lënë anash.”,- theksoi ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska.

Në pyetjen se pse në shumë shkolla mungojnë arsimtarë të lëndëve ekzakte Carovska e dha përgjigje se MASh jep bursa për nxënësit që të studiojnë këto programe, por janë përmirësuar edhe kushtet dhe është investuar edhe në kuadrin arsimor, me çka është dyfishuar numri i studentëve në Fakultetin Matematiko-Natyror.

Carovska po ashtu potencoi se digjitalizimi nuk është trend, por nevojë e kohës dhe MASh nuk do të tërhiqet nga implementimi i tij. (Flutura Latifi, TVM2)