Takimi Zaev-Ahmeti-Kovaçevski, prioritet zgjidhjen e konstestit me Bullgarinë

16.12.2021 21:40

Kryeminsitri Zoran Zaev dhe kryetari i ri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski....

Kryeminsitri Zoran Zaev dhe kryetari i ri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski janë takuar në qeveri me liderin e BDI-së, Ali AHmeti. Siç bëjnë të ditur nga qeveria, takimi ishte pjesë e takimeve konsultative me partnerët e koalicionit, ku është diskutuar për prioritetet e qeverisë, marrjen e përgjegjësive dhe zgjerimin e koalicionit qeveritarë edhe me Alternativën.

Në takim është bërë fjalë edhe për sfidat e ardhëshme të qeverisë.

“Zaev, Ahmeti dhe Kovaçevski janë pajtuar se Qeveria e re do të jetë plotësisht e fokusuar në lëvizjen e përshpejtuar të shtetit në rrugën euro-atlantike dhe qëllimi është që suksesi i parë i madh i Qeverisë të jetë gjetja e zgjidhjes për sfidat lidhur me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Në takim është bërë fjalë edhe për zgjedhjet parlamentare, ku tre bashkëbiseduesit janë dakorduar se ato duhet të mbahen në vitin 2024, ndërsa deri atëherë vendi duhet të luftojë me krizën e pandemisë dhe atë energjetike, bën të ditur qeveria. (Fitim  Kryeziu, TVM2)