LSDM kritikon qeverinë për kontributet e honoraristëve

20.12.2014 16:17

LSDM-ja opozitare ka kritikuar Qeverinë për ligjin për pagesën e kontributeve për honorarët......

Nga partia maqedonase në opozitë kanë vlerësuar se i njejti ka për qëllim që pushteti të mbledhë sa më shumë para nga qytetarët për ta mbuluar vrimën e madhe në fondin e Sigurimit Pensional, i cili tani arrin 22 miliardë denarë ose sa pagat, kontributet dhe kompensimet për gjithë administratën shtetërore dhe publike për një vit.

"Ngadalë por sigurt vjen koha e pagesës së faturave nga politikat e gabuara të VMRO-DPMNE-së”, shprehen nga LSDM-ja, duke shtuar se zgjidhja është në tatimet progresive, ndaj ai që ka më shumë të ardhura të kthejë në Buxhetin, ndërsa ata me të ardhura më të ulëta të lirohen nga pagesa e kontributeve.

Nga LSDM-ja pyesin pse buxhetet e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Fondi për sigurim shëndetësor janë të zbrazëta dhe ku shkuan paratë.