Botë

Japoni, zjarri përfshin ndërtesën, 27 viktima

17.12.2021 09:27

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri...

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë komerciale në qendër të Osakës në Japoni.

Ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme dhe zjarri u vu në kontroll brenda më pak se një ore, nuk u arrit të shpëtoheshin të gjithë personat që ishin brenda në ndërtesë.

Flakët në fillim përfshinë katin e katërt të ndërtesës 8-katëshe, për t’u përhapur më pas me shpejtësi. Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.