Botë

Filipine, rreth 13 milionë njerëz të prekur nga tajfuni

17.12.2021 13:02

Ishulli turistik Siargao në Filipine, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga tajfuni i fuqishëm...

Ishulli turistik Siargao në Filipine, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga tajfuni i fuqishëm Rai që preku vendin.

Tajfuni Rai goditi ishullin Siargao, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 195 kilometra në orë.

Stuhia tropikale shkatërroi shumë shtëpi duke detyruar zhvendosjen e mijëra banorëve. Sipas OKB-së, vlerësohet se rreth 13 milionë njerëz u prekën nga stuhia.

Deri më tani është konfirmuar vetëm një i vdekur si pasojë e tajfunit.

Ndonëse terminali kryesor i aeroportit në ishull është dëmtuar, pista tashmë është pastruar për të nisur operacionet e shpëtimit.

Shteti i Filipineve shpesh goditet nga stuhitë e fuqishme, mesatarisht  20 në vit.