Botë

Omicron në Europë, vaksinat nuk mjaftojnë për ta ndaluar

17.12.2021 13:18

Vetëm vaksinimi nuk do të mund të ndalë dot hovin e Omicron...

Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila tha se ka nevojë urgjente për veprim.

Duke e cilësuar si shumë të lartë rrezikun nga efektet e Omicron në shëndetin publik, agjencia bën thirrje për fuqizimin dhe rikthimin e masave të tilla si mbajtja e maskave, distancimi social dhe parandalimi i grumbullimeve në hapësira publike.

Italia zgjati  deri në 31 mars gjendjen e jashtëzakonshme . Britania e Madhe ka nisur fushatwn më të madhe të vaksinimit kundër Omicron, përmes dozës së tretë duke pasur si objektiv bërjen e 1.1 milionë vaksinave, çdo ditë deri në fund të këtij muaji.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në SHBA ka kaluar 800 000. Shifra tragjike përfaqëson numrin më të lartë të raportuar nga çdo vend në botë.

OBSH paralajmëroi edhe njëherë se varianti i ri i virusit korona ,  po përhapet në të gjithë globin me një ritëm të paprecedentë. Rastet e variantit me mutacione të shumta janë konfirmuar deri tani në 77 vende.