Maqedoni

Heqja e veto-s bullgare, Radev: Bullgarët të jenë në kushtetutën e RMV-së

17.12.2021 14:06

Presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj...

Sipas Radev, ky do të ishte një hap drejt zgjidhjes së kontestit ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.

Presidenti bullgar konsideron se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë në proces të rinegocimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, por nuk është kështu.

Sipas tij, shqetësimi më i madh i Bullgarisë është se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i zbaton parimet dhe vlerat themelore të BE-së, siç janë të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi.

Trajtimi diskriminues i bullgarëve maqedonas vazhdon me dekada. Dhe kjo, thotë ai, duhet të ndalet. Sipas tij, sot mbi 120.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë nënshtetësi bullgare dhe ata, nënvizon Radev, nuk janë vetëm qytetarë bullgarë, por edhe qytetarë të BE-së, që do të thotë shumë për të drejtat e njeriut.