Nxënësit e SH.F “Emin Duraku” të Sarajti vizituan vorrezat e dëshmorëve

20.12.2014 17:16

Keni ardhur konkretisht në vendin ku është zhvilluar lufta dhe këto janë vorrezat e dëshmorëve, kjo është kalaja ose çerdhja...

Me këtë sqarim i’u drejtua Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi,  nxënësve të sh.f “Emin Duraku” të Komunës së Sarajti,  të cilët vizituan sot varrezat e dëshmorëve, me çrast u njoftuan më detajet e luftës së UÇK-së në vitin 2001. 

“Ne duam ta njohim historin tonë nga më afër dhe kjo është një mundësi e mirë për ne nxënësit e shkollës “ Emin Duraku”. Do kishim vazhdu ne nxënësit që edhe viteve tjera, sepse të njohësh historin tënde është më mirë” – tha Armend Bakiu, nxënës.

“Jam  shumë e kënaqur që vizitoj vendet e dëshmorëve. Më pëlqejnë shumë vendet historike” – tha - Baftije Ajdini, nxënëse.

“Çdo herë nxënësit kanë shpreh dëshirë që ti vizitojm të gjitha këto vende,kemi mësuar ne për herot e popujve tjerë, por tash kemi herot tonë” - tha Islam Islami, Arsimtar.

Të gjitha duhet të njihen me luftën e vitit 2001, sepse janë realizuar për të mirën e gjeneratave të ardhëshme tha Kryetari i Komunës së Haraçinës. 

“Të vazhdojm të u’a përcjellim edhe gjeneratave tjera se për çka është bërë kjo luftë dhe për kë është bë. Lufta është bë që këto gjenerata të ardhëshme që ta kenë lirin, të drejtën e shkollimit, të drejtën e gjuhës, flamurit, punsimit dhe të jenë të barabart si të gjithë popujt tjerë” – tha Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi.

Ndërkohë kryetari i shoqatës “Shprehu” tha  se projekti  “ Vizita e vendeve historike të viti 2001” realizohet sepse nxënësit nuk janë të informuar sa duhet dhe si duhet për këtë periudhë tejet të rëndësishme për shqiptarët.

“Ne sot këtu i kemi gjeneratat e vitit 2001 që ata të njoftohen më konkretisht me historin e 2001, nga vetë ata të cilët e kanë krijuar këtë histori dhe në vende ku është krijuar kjo histori. Planifikojm që ky projekt të vazhdoj edhe në të ardhmen, mirëpo me një numër më të madhë të nxënësve dhe do të vizitojm më shumë vende dhe besojm se në të ardhmen do të ketë një aktivitet më të begatshëm kulturor gjatë vizitave” – tha  kryetari i Shoqatës, “Shprehja”, Avni Aziri.

Nxënësit e Shkollës “ Emin Duraku”, kanë vizituar sot edhe Muzeun e Liris në Shkup, si dhe varrezat e dëshmorëve në Orizare, Hotle dhe Sllupçan. (Sanije Kasami, TVM2)