Botë

Luftimi i terrorizmit, DASH-i, publikon raportin vjetor për 2021

17.12.2021 12:49

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë...

Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.

Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, thuhet në raport, Shtetet e Bashkuara u janë përgjigjur kërcënimeve në zhvillim, përfshirë zgjerimin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që tani numëron 83 anëtarë. Koalicioni punoi për të konsoliduar arritjet në Irak dhe Siri, ndërsa zgjeroi përpjekjet për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ISIS-it në Afrikën Perëndimore dhe rajonin Sahel.

Shtetet e Bashkuara vazhduan të trajtojnë kërcënimet nga terrorizmi i sponsorizuar nga shtetet, duke sanksionuar grupet e mbështetura nga Irani, si Asa’ib Ahl al-Haq në Irak dhe Saraya al-Mukhtar në Bahrein.

Nëntë vende në gjithë hemisferën perëndimore dhe në Evropë, thuhet mes tjerash ne raport, ndërmorën hapa të rëndësishëm në vitin 2020 për të caktuar, ndaluar ose kufizuar Hezbollahun, i cii është sanksionuar edhe në Kosovë.