Maqedoni

Spasovski: S’ka indicie për cënimin e sigurisë në

17.12.2021 14:22

MPB dhe institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë veprime serioze për luftimin e terrorizmit...

MPB dhe institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë veprime serioze për luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e çfarëdo aktiviteti që rrezikon situatën e sigurisë në vend, tha ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili së bashku me ambasadoren amerikane Bërns , ishin të pranishëm në ceremoninë e lëshimit në përdorim të objektit të rinovuar policor në Gjorce Petrov.

“Për momentin nuk ka të dhëna për ndonjë cënim të situatës së sigurisë në vend. Të gjitha njësitë brenda MPB  dhe të gjitha agjencitë veprojnë në nivelin më të lartë”, u shpreh ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Sa i përket trajtimit të rasteve të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër, Spasovski tha se puna e MPB-së në këtë fushë është në nivel të lartë dhe jep rezultate. Ai ka konfirmuar se dje është gjetur dhe arrestuar ish-komandanti i Njësisë “Luanët”, i cili kërkohej me urdhër për vuajtje të dënimit me burg prej një viti.

“Shikoni numrat, sa ishin para 3 apo 4 vite më parë, më shumë se një mijë, mbi  50 prej tyre  prioritare, sot flasim për një numër më të ulët që janë në proces. Po të shikoni raportet e MPB-së, do të shihni se çdo ditë, vetëm dje, janë tre persona të arrestuar dhe që janë në kërkim me urdhër”, theksoi Sapsovski.

Sipas Spasovskit me rëndësi të vecantë  është edhe trajtimi  dhe risocializimi I personave që kanë luftuar në vatra të krizës si anëtarë të organizatave terroriste apo  pjesë e ISIS-it.

Bërns: Lufta ndaj terrorizmit, sfidë serioze

Edhe Ambasadorja amerikane Bërns tha se ky është proces i ndërlikuar. Ajo theksoi se mes dy qeverive po mbahet komunikim i rregullt për këtë çështje.

“Kemi konsultime të rregullta lidhur me këtë. Një pjesë e kësaj përpjekjeje është nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Mbështetjes së Hetimit Kriminal për të siguruar që oficerët e policisë të marrin trajnimin adekuat, dhe lehtësime për hetuesit gjatë  hetimeve penale kundër terroristëve të kthyer në vendet e tyre”, u shpreh ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Burns.

Lufta kundër terrorizmit, ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë duhet të jetë prioritet i çdo qeverie dhe çdo shteti, u tha me kete rast.

SEDAT SELIMI