Osmani, Kosova projekt i suksesshëm amerikan dhe BE
Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropjane...

Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropjane dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh. Kështu deklaroi në fjalimin vjetor në kuvend, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Osmani: Serbia trampolinë e interesave ruse
Dialogu me Sërbinë eshtë mjet i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tha Osnani duke potencuar se Serbia si trampolinë e interesave ruse në Ballkan, vazhdon të ketë pretendime teritoriale ndaj Kosovës dhe të synojë destabilizimin e shteteve në rajon.
“Duke shërbier si trampolin e interesave ruse në rajon Serbia ka për qëllim të destabilizoj shtetet tjera të rajonit, përfshi Kosovën duke përdorur logjikën e shekullit të kaluar. Prandaj rajoni ynë ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane dhe evropjane në mënyrë që të neutraluzohet agresioni rusi-serbi në Ballkan”, theksoi Osmani.
Osmani: Ngushllime familjeve të viktimave nga covid
Presidentja Osmani, u ndal edhe te pandemia me çrast shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga COVID-19, ndërsa falenderoi mjekët për angazhimin e tyre në përballjen me pandeminë.
“Dua t’iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre, por edhe t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’i shpreh mirënjohje qytetarëve të Kosovës, sidomos personelit shëndetësor që e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi është gjithmonë i mundur”, u shpreh presidentja Osmani.
Në këtë kontekst, Osmani iu shprehu falënderime vendeve që e ndihmuan Kosovën me donacione vaksinash dhe pajisje mjekësore.
GYLTENE SINANI
