Jurisprudencë, reformat të nevojshme edhe pa negociatat
Reformat në sistemin e jurisprudencës pjesë e kapitullit 23 janë e një rëndësie të veçantë...

Reformat në sistemin e jurisprudencës pjesë e kapitullit 23 janë e një rëndësie të veçantë jo vetëm për përgatitjen e vendit për antarësim në BE por edhe për cilësin e jetës.
Ligjet në RMV nuk janë problem,problemi qëndron në aplikimin e tyre në praktik thekson përfaqësuesi i Fondacionit "Konrad Adenauer".
Qytetarët kanë besim në sistemin e jursprudencës vetëm kur janë të sigurt se ligjet vlejnë për të gjithë njësoj.
“Ai edi që ka ligje, por vlerëson se nuk janë të gjithë të njejtë para ligjeve pra njerëzit mund ti besojnë ligjeve ,megjithatë nëse e din që të gjithë janë të barabartë para ligjeve .Në këtë rast do të kishte besim në Qeverinë”, u shpreh përfaqësuesi i Fondacionit "Konrad Adenauer", Daniel Braun.
Reformat në jursiprudencë dhe administratë janë të patjetërsueshme dhe duhet të realizohen edhe pa fillimin formal të bisedimeve me BE-në thekson profesori Vasko NAUMOVSKI.
“Për ne nuk është e nevojshme ti fillojmë negociatat për reforma kundër korrupsionit ,reformat në gjyqësor,mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe qeverisje të mirë, sepse edhe pa fillimin e negociatave qytetarët tanë meritojnë sundim më të mirë të së drejtës në Maqedoni”, theksoi kryetari i institutit për hulumtime shoqërore Vasko Naumovski.
Platforma edukative shkencore e Fondacionit "Konrad Adenauer" komunitetin akademik, student dhe ekspertë të fakultetit juridik të Univerzitetit "Goce Delçev" ndanë pikpamjet e tyre rreth zgjerimit të ardhëshëm të BE-së.
FLORIJE BELULI KAMBERI
