Arsovska, pas dy vite do të kemi transport publik falas
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se brenda dy viteve planifikon të implementojë transportin publik falas në Shkup...

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se brenda dy viteve planifikon të implementojë transportin publik falas në Shkup, ndërsa e ka quajtuar të pamundur projektin e transportit të shpejtë BRT të administratës së mëparshme.
“Janë bërë hapat e parë të projektit për transport publik falas, po zbulohen të gjitha dobësitë dhe humbjet. Një autobus do të kushtojë rreth 300 mijë euro, për fillim do të sjellim 150 autobusë, do të kërkojmë grante për të blerë autobusët. Pas dy vitesh në Shkup do të ketë transport publik falas. Nuk ka vendim për transportin e shpejtë BRT nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit. Është një projekt i pamundur sepse do të rrezikojë rrjetin e ujësjellësit”, u shpreh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Ish shefi I kabinetit të Kryetarit Shilegov, Nikolla Naumovski në emisionin “Brifingu i Mengjesit” ka akuzuar Arsovskën se nuk ka ide si ta rregulloj problemin me tranportin publik e cila së fundi ka hedhur poshtë edhe projektin e trasportit të shpejtë BRT.
“Ndalimin e tenderit për BRT-në e shoh si një armiqësi personale të kryetarës së re ndaj asaj që është bërë nga administrata e mëparshme e qytetit. Praktikisht nuk ka asnjë arsye për anulimin e këtij projekti, nuk ka asnjë arsye pse Shkupi duhet të vazhdojë të zhvillohet siç ka filluar - me transport publik të përbërë nga linja jofunksionale të autobusëve të qytetit dhe akoma më shumë me linja jofunksionale të transportuesve privatë. Më e keqja, Arsovska nuk ka plan apo ide se si t'i përgjigjet idesë për transportin e shpejtë BRT”, theksoi ish shef i kabitetit të kryetarit të Shkupit, Nikolla Naumovski.
I menjëhershëm ka qenë reagimi I Arsovskës e cila thotë se administrata e mëparshme në vend që të akuzojë duhet të jep llogari për keqmenaxhim dhe harxhimin e mija eurove nëpër restorante.
Arsovska ka informuar se Qyteti i Shkupit ka borxhe mbi 50 milion euro, ndërsa nuk tregoi nëse ASH dhe Alternativa do të udhëheqin ndonjë nga ndërmarrjet publike të Shkupit. Ajo tha se me ndërmarrje do të udhëheqin kuadro cilësore dhe jo parti politike.
GAZMEND KURTISHI
