Maqedoni

Covid 19, 98% e të hospitalizuarve të pavaksinuar

17.12.2021 15:26

Në periudhën prej 6 gusht deri 16 dhjetor në territorin e vendit si pozitivë me Kovid-19 janë testuar 64.963 qytetarë...

Në periudhën prej 6 gusht deri 16 dhjetor në territorin e vendit si pozitivë me Kovid-19 janë testuar 64.963 qytetarë, ku 20.894 ose 32 për qind janë vaksinuar tërësisht, tregon sot analiza e publikuar e të vaksinuarve të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Sipas statistikës për javët e kaluara, 44.069 qytetarë ose 67 për qind e rasteve pozitive me Kovid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar arrin 98 për qind, derisa vetëm 2 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar për momentin janë tërësisht të vaksinuar”, theksohet në analizë ku shtohet se për të vaksinuar konsiderohen personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është rritur në mënyrë drastike.

“Në periudhën prej 6.08-16.12.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 2272 persona me Kovid-19, nga të cilët 1790 pacientë nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 21 për qind kanë marrë vaksinën. Sipas analizave viktimat kanë pasur më shumë sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion tek ne, si dhe pacientë që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinat Moderna dhe Xhonson”, tregoi analiza.

MSH thekson në rëndësinë e vaksinimit, duke shtuar se çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt. Ata apeluan qytetarët të vaksinohen, vetëm ashtu do të vijmë deri te një imunitet kolektiv dhe parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2”, thekson Ministria e Shëndetësisë. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)