Drejtoria e doganave, autobusi i Besa-Trans është evidentuar në doganë
Në Drejtorinë e Doganave janë evidentuar çertifikatat e licencave të cilat i ka dorëzuar autobus ii kompanisë “Besa Trans”...

Në Drejtorinë e Doganave janë evidentuar çertifikatat e licencave të cilat i ka dorëzuar autobus ii kompanisë “Besa Trans” i cili më shumë se 120 herë ka kaluar nëpër vendkalimet kufitare, informoi drejtoresha e këtij institucioni Sllavica Kutirov. Por ajo tha se me siguri janë dhënë dokumente të falsifikuara apo jovalide.
“Kemi evidentim detal se i njejti autobus më shumë se 120 herë është evidentuar në sistemin tonë, përfshi këtu edhe numrin e certifikatave të licencave për të cilat çdo ditë po flitet se nuk janë evidentuar. Tek ne janë evidentuar dhe me siguri janë dorëzuar dokumente të falsifikuara apo jovalide. Por, për atë hetimi veçmë është në kuadër të Prokurorisë Publike dhe më shumë detaje ata mund të tregojnë në periudhën e ardhshme”, u shpreh drejtoresha e doganave Sllavica Kutirov.
Ajo përkujtoi se është bërë edhe kontrollë e brendshme në Drejtorinë e Doganave, pas çka janë sanksionuar nëpunësit doganor që atë natë kanë qenë në ndrim. Në tragjedinë në Bullgari humbln jetën 45 persona. Shkaqet e aksidentit ende po hetohen.
ERSAN PAJAZITI
