BE donacion për spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji në Ohër
Ambasadori i BE, Dejvid Gir, ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe dhe ambasdori i Holandës, Dirk Jan Kop vizituan...

Ambasadori i BE, Dejvid Gir, ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe dhe ambasdori i Holandës, Dirk Jan Kop vizituan sot spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji Shën Erasmo Ohër, ku u dhurua një aparat për rezonancë magnetike si donacion nga Bashkimi Evropian.
Ambasadori Dejvid Gir theksoi se që nga fillimi i pandemisë, bashkimi evropian ka dhënë mbështjetje të madhe për Maqedoninë e Veriut sa i përket mjeteve medicinale.
“Që nga fillimi i pandemisë Covid 19, Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e kujdesit shëndetësor, nga pajisjet mbrojtëse për personelin mjekësor dhe pajisjet mjekësore deri në mbi 800,000 doza vaksinash. Kjo mbështetje do të vazhdojë në të ardhmen”, u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm dhe tashmë pacinetët nga rajoni i Ohrit nuk ka nevojë të shkojnë në Shkup ose Manastir për inçizime të tilla. Edhe amabasadori i Holandës, Dirk Jan Kop tha se ky donacion është pjesë e projektit të vendeve të BE-së për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit shëndetësor.
“Kjo do të thotë një lehtësim i konsiderueshëm i aksesit të pacientëve në atë lloj diagnostikimi, pacientët nga Ohri dhe ky rajon, nuk ka nevojë më të udhëtojnë për inçizim në Manastir apo Shkup, dhe përveç kësaj, institucionet shumë të specializuara si spitali “Shën Erasmo” mund të jenë pjesë e programeve parandaluese për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me Covid-in”, theksoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Saktësisht 130 vjet më parë vëllezërit Phillips themeluan një kompani që prodhonte llamba ndriçimi në Hollandë. Që atëherë, kompania Royal Phillips ka zhvilluar produkte të teknologjisë së lartë, duke përfshirë pajisje të rëndësishme në fushën e pajisjeve mjekësore. Prandaj kënaqësi që shteti i Holandës është i pranishëm këtu në Ballkan përmes produkteve dhe inovacioneve mjekësore të Phillips”, u shpreh amabasadori i Holandës në Maqedoni, Dirk Jan Kop.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bëri të ditur se edhe spitale të tjera në vend kanë marrë donacione nga BE. Ambasadori Gir tha se donacionet për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë sepse janë shumë të nevojshme për sistemin shëndetësor këtu.
ILMIJE ZHAKU
