Eurointegrimet, Mickovski: Qeveri teknike në krye me Gashin

17.12.2021 16:02

VMRO – DPMNE kërkon formimin e qeverisë teknike në shkurt....

VMRO – DPMNE kërkon formimin e qeverisë teknike në shkurt, ndërkaq në maj zgjedhje të parakohshme pas dështimit të procesit eurointegrues të vendit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski thotë se vetëm një qeveri e re do të kthente shpresën eurointegruese të vendit që tashmë duket e largët me këtë qeveri. Mickovski kërkon që qeverinë teknike ta udhëheqë Afrim Gashi, që pas dështimit me hapjen e bisedimeve të mund të zgjidh krizën ekonomike dhe energjetike.

“Afrim Gashi në vend të Dimitar Kovaçevskit të bëhet mandatari I rradhës pasiqë thoshte se arsyeja e vetme për të cilën e mbështesin këtë qeveri është të mos pengojnë procesin europian, të cilin po shohim se është bllokuar dhe më pas gjeti arsye tjetër që të zgjidh krizën ekonomike dhe energjetike. Ja edhe atij mundësi që si mandatar, pres që edhe opozita shqiptare do ta mbështes këtë propozim, shpresoj që edhe Ali Ahmeti do ta mbështesë Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Zgjedhjet e parakohshme, ASH mbështet propozimin e Mickovskit

Nga ASH “pro” propozimit që Gashi të vijë në krye të qeverisë teknike, ndërkohë që ripërsërisin nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dështimit me mosmarrjen e datës.

“Po sigurisht zotëri Mickovski ka pa kapacitetet te zoti Afrim Gashi për ta zgjidh edhe problemin e bllokadës nga ana e BE-së dhe për zgjidhjen e çështjeve ekonomike, shëndetësore etj etj dhe ka bërë një propozim të tillë, sigurisht se ne do ta përkrahim.” – u shpreh Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

LSDM kundër qeverisë teknike dhe zgjedhjeve

Nga LSDM kundërshtojnë nevojën e zgjedhjeve të parakohshme pasi konsiderojnë se qeveria është stabile.

“Me hyrjen e Alternativës në qeveri në koalicion vijon zgjedhje e qeverisë së re me mandate deri në vitin 2024, e përkushtuar në përballjen me problemet e qytetarëve, krizën globale ekonomike dhe shëndetësore. Fakti se kemi shumicë stabile flet se nuk kemi nevojë kurfarë qeveri teknike e as për zgjedhje të parakohshme.” – tha Sekretari i LSDM-së, Martin Popov.

BDI: Kryeministrin shqiptarë e propozon Ahmeti

Ndërkohë Artan Grubi nga BDI konsideron se kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit qeverisje është  në kuadër të marrëveshjes LSDM – BDI, dhe mandatarin e propozon BDI, gjegjësisht Ali Ahmeti.  (Meral Ismaili, TVM2)