Maqedoni

Heqja e vetos-s, fillimi i bisedimeve, Gir: BE pro zgjerimit, RMV të zbatojë reformat

17.12.2021 16:15

Sa i përket vetos bullgare ndaj RMV-së që pamundëson mbajtjen e conferences së pare ndërqeveritare...

Sa i përket vetos bullgare ndaj RMV-së që pamundëson mbajtjen e conferences së pare ndërqeveritare, shefi i delegacionit të BE-së, Dejvid Gir, ripërsëriti qëndrmin se BE mbetet e përkushtuar në zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
 
Gir thotë se tani është koha që RMV të përqëndrohet në në zbatimin e reformave, të kërkuara. Sipas tij qasja ndaj Ballkanit Perëndimorë nuk ka ndryshuar dhe Bashkimi Evropian dëshiron që negociatat të hapen sa më shpjet, por mbetet që të tejkalohet kontesti me Sofjen. 
 
“Ne dëshirojm që të happen negociatat për antarësim me vendin tuaj sa më shpejt që është e mundur. Ashtu sikur se tha komisioneri për Zgjerim Varhej se Republika e Maqedonisë së veriut I ka plotësuar të gjitha kërkesat për antarësim në Bashkimin Evropian dhe tani duhen të bëhen të gjitha përpjekjet me qëllim që të tejkalohet gjendja e tanishme dhe të sigurohet hapja e negociatave sa më shpjet që është e mundur dhe gjithashtu duhet që të gjith të fokusohen në implementimin e reformave dhe kështu të përshpejtohet përafrimi I RMV-së, drejtë BE-së”, u shpreh shefi i delegacionit të BE-së, David Gere. 
 
SANIJE DURAKU