Kumbaro e gatshme të mbështesë Muzeun e Alfabetit
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk do të mbetet vetëm në kontekstin e letrave, por do të bëhet konkret....

Të paktën këtë shpreson ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, e cila bën thirrje për projekte konrete, me qëllim që Shqipëria të japë ndihmën e saj. Në një intervistë për TVM2, Kumbaro flet për nivelin aktual të bashkëpunimit në fushën Kulturore me Maqedoninë, si dhe për intensifikimin e tij.
Sa i përket shtëpisë muze të Alfabetit në Manastir, ministrja e kulturës shprehet se dikasteri që ajo drejon është i gatshëm për të dhënë ndihmë konkrete, ndaj ajo e përsërit thirrjen drejuar homologëve të Maqedonisë, për të realizuar një prjekt konkret.
Ndërsa lidhur me bashkëpunimin neë fushën e librit, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë vijon më tej se barrierat e deritanishme doganore nuk duhet të shërbejnë si pengesa të vërteta për të penguar qarkullimin e tyre mes dy vendeve…
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë flet gjatë intervistës së saj edhe për reformat e mëdha të ndërmarra në fushën e Kulturës në Shqipëri, si dhe nevojën e një kujdesi më të madh, sidomos në rehabilitimin e monumenteve të kulturës. (Luljeta Ndoka, TVM2)
