Maqedoni
KShPK, do të shqyrtohet shuma në kontratën Qeveri-GAMA
17.12.2021 16:31
Nuk ka veprime korruptive në marrëveshjen mes Qeverisë dhe GAMA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjes...

Nuk ka veprime korruptive në marrëveshjen mes Qeverisë dhe GAMA-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ka konstatuar Komisioni Shtetrorë për Parandalimin e Korrupcionit,megjithatë lënda do të mbetet akoma e hapur.
Antarët e antikorrupsionit do të shqyrtojnë se me cilat kritere është bërë vlerësimi i kapitalit të GAMA-s me mbi 56 milionë e 500 mijë euro, për të cilin kanë rënë dakord të dyja palët.
“U dakorduam në kolegjium që të hapim rastin në departamentin për parandalimin e korrupsionit për mënyrën se si është përcaktuar kjo vlerë sepse jep disa veprime të dyshimta korruptive”, u shpreh antari i KShPK-së, Shemshi Sallai.
KShPK, qytetarët të paraqesin korrupcionin
Nga antikorrupsioni me apel për qytetarët, veçanërisht për rastet e denacionalizimit.
“Kush realisht ka prova që po abuzohet, se ka sjellje korruptive, keqtrajtim, ryshfet, ateherë por, jo edhe i gjithe dokumentacioni qe ka kaluar kaq shume shkallë për ta parë nuk mundet”, theksoi antari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.
“Pra ky është apeli, e dimë se sa të gjata dhe të ndërlikuara janë këto procedura, por inkurajoni veten të paraqini rastet”, u shpreh antarja E KShPK-së, Sofka Pejovska Dojçinovska.
Nga antikorrupsioni gjithashtu vlerësojnë se në rastin e drejtoreshës së Teatrit të Komedisë Nora Shaqiri gjithçka është e pastër dhe akuzat për korrupsion janë të pabaza.
Ndërsa raportuan se ndaj drejtorit të Shtëpisë së Studentëve “Seniç” po zhvillohet një procedurë në Prokurori dhe se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë veprime të caktuara të drejtorit të ASHAAV.
NAIM RAMDANI
