Raporti i ri i DASH-it për terrorizmin në botë, DASH: RMV lufton terrorizmin bashkë me SHBA-të
Departamenti Amerikan i Shtetit....

Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku vlerësohet se gjatë vitit 2020, ShBA-të dhe partnerët e tyre shënuar progres të rëndësishëm kundër organizatave terroriste, por kërcenimi nga terrorizmi është bërë më i theksuar në të gjithë botën.
Në kapitulin për Maqedoninë thuhet se vendi vazhdon të luftojë kërcenimet terroriste përmes bashkëpunimit të ngusht me ShBA-të.
Vitin e kaluar 143 qytetarë kanë tentuar t’i bashkangjiten grupeve terroriste në Siri dhe Irak, prej tyre 126 që kishin shkuar në zonat luftarake 38 u vranë, 69 u kthyen në vendlindje nërsa 19 të tjerë mbetën ende atje.
DASh, nivelin e kërcenimit terrorist në RMV e vlerësojnë “mesatar”.
Raporti thekson dhe vlerëson përpjekjet e autoriteteve vendore për miratimin e planit kombëtar për riintegrimin dhe risocializimin e pjesëtarëve dhe anëtarëve të tyre të përfshirë në grupet e huaja terroriste.
Në raport poashtu thuhet se gjatë vitit 2020 nuk ka pasur asnjë incident terroristë të raportuar në RMV.
Sa i përket kuadrit, ligjislacionit, zbatimit të ligjit dhe sigurisë kufitare vlerësohen pozitivisht dhe të mirë për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për veprimtarinë terroriste, megjithatë sfidë janë ende denimet e ulëta për terrorizëm. Në këtë drejtim DASh-i njëkohësisht thekson edhe asistencën amerikane që u ofrohet vendeve të rajonit për t’u përballur më lehtë me luftën kundër terrorizmit. Theks i veçantë në raport I kushtohet edhe privimit nga liria të tre personave të cilët gjatë vitit të kaluar dyshohen se kanë tentuar të përgadisin sulm terrorist.
“Në gusht gjatë një operacioni policor i udhëhequr në Kumanovë nga njsitë e Agjencisë për Siguri Kombëtare u privuan tre persona. Ata akoma nuk janë akuzuar për terrizëm. MPB njoftoi se tre personat e privuar kanë kryer dënimin me burg pas ekstradimit nga Turqia në vitin 2016-tën për tentim “kyçje në ISIS” dhe pas lirimit të tyre nga burrgu në vitin 2019-tën kanë përgatitur sulm turist në vend, me çrast kanë poseduar armatim dhe mjete të rënda shpërthyese. Njësitë policore së bashku me Agjencinë e Sigurisë në nëntor të 2019-tës privoi nga liria edhe 8 persona të tjera, prej të cilëve, 3 nga Shkupi, 5 nga Kumanova nën dyshimin për vepër penale terrorizëm”, - thuhet në raportin e Departamentit Amerikan.
Në raport më tej thuhet se Qeveria në shtator miratoi ndryshimet ligjore kundër larjes së parave dhe finansimit të terrorizmit dhe pritet që Kuvendi të miratojë amadamentet e dorëzuara. (Rexhep Qamili, TVM2)
