Maqedoni

Punëtoret seksual, kërkojnë dekriminalizim të punës së tyre

17.12.2021 16:50

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës, punëtorët seksual organizuan marshin e Çadrave të Kuqe...

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës, punëtorët seksual organizuan marshin e Çadrave të Kuqe, për të kërkuar të drejtat e tyre. Përmes këtij marshi ata kërkojnë që puna e tyre të dekriminalizohet.
 
Kjo sipas tyre do ti mbronte ata nga keqpërdorimet dhe dhuna. 
 
“Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksuale në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e e punës seksuale pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi”, u shpreh punëtorja seksuale Monika Tasevska.
 
Sipas tyre, dekriminalizimi gjithashtu do mundësojë parandalimin e shpërndarjes së HIV dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
 
BELINDA KOKA ADEMI