Filipçe: Nuk do të shtërngohen masat, respektoni protokollet!
Situata epidemiologjike në vend....

Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe numri i të infektuarve shënon rrënje, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pavarësisht se shumë shtete kanë shtrënguar masat në prag të festave të fund vitit, Filipçe nuk e sheh të nevojshme vendosjen e masave restriktive.
“Situata epidemiologjike është stabile dhe për momentin nuk do të vendosen masa të reja. Në kontinuitet kemi rrënje të numrit të të infektuarve dhe në analizën e dytë në kontrollet e disa nga mostrave nuk është gjetur as varienti Delta plus. Në bazë të kësaj mendoj se nuk ka nevojë për asnjë lloj mase restriktive, por ka nevojë të respektohen protokollet e vendosura dhe që janë në fuqi. Gjatë festave njerëzit duhet të mbajnë maska, distancë dhe të mos grumbullohen në ambiente të mbyllura, duhet të kemi kujdes që të mos përkeqësohet situata epidemiologjike” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
MSH: Covid-19, 327 raste të reja, 12 viktima
Filipçe tha se ka vende të mjaftueshme nëpër spitale, madje disa reparte janë tërësisht të zbrazura dhe sipas tij, shëndetësia është e gatshme të përballet me një valë të re të mundëshme. Gjatë 24 orëve të fundit në vend nga Covid-19 jetën e kanë humbur 12 persona, ndërsa janë regjistruar 327 të infektuar nga gjithsej 2.740 teste të kryera. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
