Kiril Petkov në Bruksel: Historia me rëndësi, por s'është e vetmja temë
Kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov...

Kryeministri i ri bullgar, Kiril Petkov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel, ka informuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, lidhur me priroitetet e qeverisë së re bullgare si dhe kushtet për vazhdimin e dialogut të mëtutjeshëm me RMV-në në tejkalimin e kontestit.
Historia është e rëndësishme dhe duhet mbrojtur por nukë është e vetmja temë, ka thënë Petkov.
“Historia është shumë me rëndësi, por nuk është tema e vetme. Të gjithë e dinë se është më mirë të jemi miq të mirë sesa të mos jemi. Interesi bullgar duhet të jetë i mbrojtur, por duhet të mbindërtohet më të gjitha mundësitë në të gjitha fushat. Kur të shihen përfitimet nga të dyja palët, atëherë janë të mundshme kompromiset” – tha Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Vetoja bullgare, Geer: Nuk ndryshon qasja e BE-së për zgjerim
Bashkimi Evropian nuk ka ndryshuar kursin sa i përket politikës së zgjerimit edhe pas vetos së njëpasnjëshme nga Bullgaria, thotë euromabsadori, Dejvid Gir.
Mbetet të shihet situata aktuale në Sofje dhe qasja e Qeverisë bullgare ndaj RMV-së.
“Dëshirojmë hapjen e negociatave sa më shpejtë me RMV-në, ashtu siç tha Komisioni Evropian. RMV ka plotësuar kushtet e nevojshme për fillimin e bisedimeve. Tani duhet të investojmë më tepër në tejkalimine situatës aktuale dhe të ecim përpara me fillimin e bisedimeve” – u shpreh Euroambasadori, Dejvid Geer.
Kryeministri slloven Jansha: Duhet nxituar, terreni i Evropës i hapur
Ndërkohë, kryeministri slloven Jansha i bindur se zgjerimit të BE-së nuk duhet ti mbyllen dyert ndaj Ballkanit Perendimor, ngase vlerëson se kostoja paguhet me depërtimin e forcave të tjera në kontinentin evropian.
“Personalisht jam i bindur se zgjerimi i BE-së është në favor të interesave të përbashkëta të sigurisë. 10 vitet e fundit na dëshmuan se nëse BE nuk zgjerohet, atëherë dikush tjetër do ta bëjë atë dhe do të ndikojnë në sferën tonë, në siguri dhe liri. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë në të ardhmen” – theksoi Kryeministri slloven, Janes Jansha.
Dallimet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes temë diskutimi edhe në Këshilllin për siguri nacionale bullgare, e thirrur nga presdienti Rumen Radev. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
