Tetovë, shënohet 27 vjetori i themelimit të USHT-së

17.12.2021 17:28

Me një Akademi Solemne....

Me një Akademi Solemne është kujtuar sot 27 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”. Ushtruesi i detyrës Rektor, Reshat Qaili, tha se pa popullin shqiptar dhe pa dëshmorët e kombit ky tempull i diturisë nuk do ekzistonte. Universiteti i Tetovës është mirënjohës për çdo njërin e sidomos për dëshmorin e arsimit shqip, Abdylselam Eminin.

“Universiteti ynë tash më hapron i sigurt drejt 30 vjetorit të themelimit. I vendosur që ta përmbush misionin e tij arsimor e shkencor, gjithnjë duke kujtuar e respektuar kontrobutin e gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë institucion, sakrificën e dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Eminit, dëshmorëve tjerë të kombit, gjeneratave të para të studentëve” – tha u.d. Rektor i UT-së, Reshat Qaili.

Të pranishëm ishin funksionar të lartë të qëverisë, pushtetit lokal dhe të bashkësive fetare. I pari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se të gjithë, pa përjashtim duhet të kontribojmë nga pozicionet që kemi për t’ju sigurar atyre vende më të mira.

“Duhet të bëjmë maksimumin në fushëveprimim tonë për të mundësuar që kjo energji rinore të kanalizohet, të mundësohet që në mënyrë të mundshme për të mirën e studentëve, të mjedisit lokal, po edhe aty qendror. Të kontribuojmë që ato të duan, të mbesin këtu në vendlindje, këtu të shohin shpresën dhe perspektivën për të përmbushur aspiratat e tyre profesionale dhe atyre familjare” – deklaroi Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.

Përndryshe udhëheqësia e UT-së kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të dëshmorit dhe rektorit të parë të këtij universiteti, Fadil Sulejmanit dhe AbdylSelam Eminit. (Visar Sadiki, TVM2)