Qeveria e re, ndryshimet kadrovike, Shekerinska: S’do të jem pjesë e kabinetit të ri

17.12.2021 18:04

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tërhiqet nga Qeveria, për shkak të mospajtimit me disa nga politikat në LSDM.

Ajo ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga pozita ministrore për arsye parimore dhe se nuk do të marrë pjesë në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i cili pas dorëheqjes  së  Zoran Zaev do të udhëhiqet nga lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Vendimi I fundit i Shekerinskës vjen  pasi ajo në fillim të vitit dha dorëheqje nga udhëheqja e LSDM-së, ku ishte nënkryetare e partisë.

“Për fat të keqë përshtypja ime është se nga këto mësime nuk kemi mësuar aspak, dhe porositë nga opinioni as nuk i kemi dëgjuar e as nuk i kemi kuptuar. Prandaj vendimi më principiel dhe vendimi më i drejtë do të ishte sikur unë sot t’ju them se unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë së re. Kemi pas mundësi që të prodhojmë rezultate sepse kemi treguar principe, drejtësi, përgjegjësi dhe punë të pa lodhshme. Gjatë këtyre katër viteve mendoj se po i shërbej vendit, dhe jemi munduar të jemi principiel, por nëse nuk jemi principiel dhe të përgjegjëshëm ndaj vetës, nuk mund të jemi as para qytetarëve” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska në prill të këtij viti kishte njoftuar se nuk do të kandidojë më për nënkryetare të LSDM-së në kongresin në maj.

Një lëvizje e tillë nga publiku u interpretua si distancim i mundshëm i saj nga kryeministri.

Zaev ndërkohë pohoi se Shekerinska është ndër më meritorët për anëtarësimin e vendit në NATO, për negociatat me BE-në, dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të. 

Jo zyrtarisht në LSDM flitet se  së shpejti do të fillojë të ndodhin edhe ndryshime të tjera kadrovike, si nëpër drejtoritë  dhe në bordet e udhëhequra nga ana  partisë maqedonase në pushtet LSDM. (Fitim Kryeziu, TVM2)