Qytetarët ankohen nga përmbaruesit
Përmbaruesi është i obliguar të lajmerojë dhe të thërrasë në zyrë të gjith borxhlinjtë për ti paralajmëruar paraprakisht për bllokimin e xhiro llogarive e tyre.....

Kjo do të thotë që asnjë përmbarues nuk ka të drejtë të bllokojë llogaritë e qytetarëve, pa u harxhuar më parë të gjitha mundësitë për arritjen e një marëveshjeje për shlyerjen e borxheve.
Kjo është thënë qartë në propozim ligjin e ri për përmbaruesit që është në fazë të përpilimit përfundimtar nga ana e Mininistrisë së Drejtësisë. Ndryshimet pritet të përmirësojnë dukshëm informomimin dhe mbrojtjen e palëve në konteste të ndryshme gjatë procedurës së përbarimit.
Në rastë se miratohen këto ndryshime, do ti jepet fund zbrastirës ligjore aktuale, që shfrytëzohet nga agjencione të ndryshme që lajmërohen në emër të përmbaruesve dhe kërkojnë të holla.
“Përfitimet më të mëdha nga këto ndryshime të cilat i kemi marr nga praktika e përditshme e përmabruesëve të vendeve europiane, ështe të mundësohet një procedurë, jashtë proceurës gjyqësore për shlyerjen e borxheve të klienteve, që do të thotë se përmbaruesi do të ketë për detyrë të informoj borxhlinjtë të paraqitet në zyrën e përmbaruesëve dhe në një periudh të caktuar të njëjtët ti shlyejnë borxhin para hapjes së urdhëresës për kryerjen e procedurës përmbaruese dhe bllokimin e xhiro-llogarive te tyre” – tha përmbaruesi, Gordan Stankoviq.
Përveç kësaj, përmbaruesit kërkojnë që paratë e xhirollogarive të bllokuara të borxhlinjve , të mos menaxhohen nga banka për 15 ditë por nga përmbaruesit.
Kjo do të thotë që në këtë afat 15 ditor, qytetari të mos jetë i detyruar tu paguajë interes bankave, dhe me këtë do të mbroheshin të ardhurat e tyre sidomos në rastet kur bëhet fjalë për ndihmën sociale apo pagesën e alimentacionit. Ligji aktual parasheh që përmaruesit të kenë të drejtën të marrin 1 e 3 e rrogës dhe pensionit për borxhet e ulëta të qytetarëve, ndërsa nga alimentacion 1 të pestën.
Por megjithë këto lehtësira ligjore sipas përmbaruesve, qytetarët vazhdojnë të ankohen ndaj veprimatarisë së tyre.
“Mendoj se ka shumë ankesa për përmbaruesit. Shumë jnaë rrigorozë dhe të rreptë në kryerjen e punës së tyre, disa prej tyre nuk u japim mundësi të dakordohen me borxhlinjtë, ose të ankohen për punën e tyre, por veç po veprojnë pa kontaktuar paraprakisht”
Megjithatë përmbaruesit e kanë arritur qëllimin. Edhe pse numri i lëndëve nga viti në vit është në ulje, ata kanë arritur tu kthejnë firmave apo personave që kanë probleme me mospagimin e faturave dhe borxheve, plot 72 milionë euro.
“Nga viti në vitë po përmisohet disciplina finasiare e qytetarëve dhe lëndët me të cilat ne merremi janë në rënie të vazdhueshme , sepse qytetarët shlyejn borxhet para se të mbërijnë tek përmbaruesit. Nëse në vitin 2012 kemi pasur 164 mijë kërkesa për përmbarim, në vitin 2013 kemi 141 mijë kërkesa, ndërsa në vitin 2014 këto kërkesa nuk do të tejkalojnë numri prej 110 mijë ” – tha kryetari i odës së përmbaruesëve të Republikës së Maqedonisë, Zoran Petrevski.
Propozim ligji për përmbarues pritet të kaloj në qeveri nga vitit i ardhshëm. (Rexhep Qamili, TVM2)
