Castex: Omikron përhapet me shpejtësi në Evropë
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet “me shpejtësi rrufeje” në Evropë...

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet “me shpejtësi rrufeje” në Evropë dhe me gjasë do të bëhet variant dominues në Francë në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi kryeministri francez, Jean Castex.
Këto komente ai i bëri, disa orë para se Franca të vendoste kufizime të ashpra të udhëtimeve për pasagjerët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar deri më tani është shteti i goditur më së keqi dhe më 17 dhjetor regjistroi pothuajse 15,000 raste me variantin Omicron. Në mbarë Evropën, zyrtarët shëndetësorë po përgatiten për një valë të re infeksionesh. Edhe Gjermania, Irlanda dhe Holanda po ashtu kanë njoftuar se do të ashpërsojnë masat për shkak të Omicronit. Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, Evropa tashmë ka regjistruar mbi 89 milionë raste me koronavirus dhe 1.5 milion vdekje.
