Maqedoni
Sindikati i Pavarur i Policisë: Në MPB, punësime pa respektuar procedurat ligjore
18.12.2021 14:41
Sindikati i Pavarur i Policisë vlerëson se gjendja në ministrinë e punëve të brendshme është e mjerueshme...

Sindikati i Pavarur i Policisë vlerëson se gjendja në ministrinë e punëve të brendshme është e mjerueshme. Sipas tyre në këtë ministry, shërbyesit policor punësohen dhe avansohen pa sistem të meritës dhe pa respektuar procedurat ligjore. Nga ky sindikat alarmojnë se ditëve të fundit po punësohen në pozita të larta polic të cilët nuk kanë arsimim adekuat.
“Duam ta pyesim ministrinë e punëve të brendshme se sa polic kemi në pozitat udhëheqëse të cilët kanë arsimim joadekuat. Sa polic kemi në ministri të cilët nuk disponojmë me certifikata të sigurisë, dhe sa polic këtë vit e kanë lëshuar ministrinë. Nëse e marrim përgjigjen e këtyre pyetjeve tona, do të vijmë në konstatim se përse në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk zbatohet vetingu i paralajmëruar nga ana e ministrit dhe përse sindikati i pavarur i policisë nuk është i kyçur në punën e ministrisë.”, tha Martin Efremov nga Sindikati i Pavarur i Policisë.
Nga sindikati thanë se po u bëhet padrejtësi policëve të kualifikuar dhe cilësor të cilët punojnë në pozita më të ulëta dhe marrin rroga më të ulëta.
ERSAN PAJAZITI
