Maqedoni

Spitali i gjinekologjisë, rikonstruohet totalisht reparti i urgjencës

18.12.2021 14:59

Rikonstruohet totalisht reparti i urgjencës në spitalin e gjinekologjisë në Shkup....

Rikonstruohet totalisht reparti i urgjencës në spitalin e gjinekologjisë në Shkup. Punimet që kapin vlerën prej rreth 8 milion denarëve janë donacion i kompanisë Alma –M. Drejtori I spitalit Bashkim Ismaili thotë se nga ndihmesa përfitojnë pacientët e dijagnostifikuar me sëmundje malinje. Atyre në ambinetet e restauruara do t’u bëhen ndërhyrjet mikrokirurgjike.
 
“Është rikonstruim total I repartit të urgjencës, donacion I cili për ne ishte shumë domethënës. Pas këtij donacioni nuk ngel asnjë dhomë e spitalit e pacientëve e cila nuk është e restauruar.”, tha Bashkim Ismaili, drejtor i spitalit të gjinekologjisë.
 
Pronari I kompanisë Muharem Murtezani beson që reparti tanimë ka arritur standardet e nevojshme për dhënien e shërbimeve cilësore.
 
“Ky spital ka nevojë për kësi lloj ndihmash, lindja është gjithmonë në rritje, ashtu që tani besoj që I kanë kushtet për punë edhe më të mira dhe do të mundësojmë kushte më të mira edhe për nevojën e pacientëve të ardhshëm.”, tha Muharem Murtezani, pronar i ‘Alma – M’.
 
Ndihmesa e sektorit privat nga e njëjta kompani është dhënë disa vite më parë në rikonstruimin e repartit të operacioneve. Në nivel vjetor këtu trajtohen 1 400 pacientë.
 
MERALE ISMAILI