Rëshqitjet e dheut kanë dëmtuar gypin kryesor të ujsjellsit të Tetovës ku i njejti më pastaj ka dëmtuar edhe gypin e ujsjellsit të fshatit Brodec. Pamjet që na kanë dërguar banoret shihet se si uji ka përmbysur gjithçka duke marr me vete edhe gypin e ujsjellsit të Brodecit. Fjala është për vendin siç e quajn Banorët Cërni Vor ku aty kalon edhe ujsellsi i Tetovës. Siç u shpreh një banor i Brodecit se edhe përkundër se bashkë fshatart janë organizuar nuk kanë mundur të zgjedhin problemin nga sasia e madhe e ujit qe rrjeth. Ata kërkojn nga organet kompetente që të marrin masa pasi mbi 150 shtëpi dhe mbi 1200 banorë të Brodecit kanë mbetur pa pikën e ujit.
“Ne si fshat jemi të bllokuar pa ujë të pijshem mbi 24 orë. Jemi detyruar që ne bashkë me disa bashkëfshatar të dalim dhe të shohëm ku është problemi, problemi është gjetur por ne nuk mund te bëjëm as gjë pasi është dëm i madhe pasi gypi kryesor i qytetit e ka dëmtuar edhe gypin e fshatit. Kërkojm nga organet kompetente që janë për këtë punë që të marrin masa ta regullojn pasi jemi të bllokuar si fshat jemi pa ujë të pijshëm.”, tha një banor i fshatit Brodec.
Nga NPK Tetovë përmes telfonit thonë se janë në teren dhe po punojnë për sanimin e damit edhe në këtë vend por edhe në Leshnic .Sipas tyre punonjësit e NPK nga mengjesi janë organizuar dhe po punojn pa ndërprer që situatën ta kthejn në normalitet edhe pse vendi ku ka plasur gypi i ujsellsit të Tetovës është shumë vështir punonjësit luftojm me kushtet klimatike për ta sanur të njejtin, dhe sipas tyre përshak të kësaj situat do të ketë edhe restreksion në qytet.
“Të nderuar qytetarë, Për shkak të një defekti f-500 në linjën e Leshnicës, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, ju informojmë se nga sot (e Premte ) 17.12.2021 jemi të detyruar që të fillojmë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 01:00 deri 05:00 ( natën) si dhe nga 13:00 deri 16:00 ( gjate ditës). Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësaj situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe bunaret . Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”.
VISAR SADIKI