Maqedoni

Epidemiologpët: Omikron mund të jetë i pranishëm në RMV

18.12.2021 16:50

Shtatë ditët e fundit po shtohet fluksi i pacientëve të ri që kanë pasqyrë klinike të lehtë të ftohjes, simptoma të gripit...

Shtatë ditët e fundit po shtohet fluksi i pacientëve të ri që kanë pasqyrë klinike të lehtë të ftohjes, simptoma të gripit, dhimbje të trupit dhe temperaturë të lehtë, alarmojnë epidemiologët. Testet janë pozitive, por nuk do të thotë që bëhet fjalë për llojin delta thekson epidemiologu Sashko Ollumçev. Ai shton se po dyshojnë se mund të bëhet fjalë për variantin e ri por nuk kanë vërtetim nga laboratory referente. Sipas tij, kompetentët duhet të mendojnë për të lëshuar nxënësit më herët në pushim dimëror.
 
“Nëse na hyn nëpër shkolla, e veçmë e kemi, atëherë do të kemi një shpërndarje të shpejtë të virusit dhe një numër i madh i shkollave do të jenë të bllokuara për një kohë të shkurtë. Mund të mendojmë edhe për lëshim më të hershëm në pushim dimëror, me qëllim që të mundemi ta parandalojmë atë transfer të virusit që shumë lehtë mund të kalon nga shkollat në shtëpi apo e kundërta dhe pastaj do të shpërndahet te popullata më e vjetër.”, tha Sasho Olumçev, epidemiolog.
 
Nëse Omikron është i pranishëm në vendet fqinje si në Greqi apo Shqipëri, atëherë para festave duhet të sillen masa kontrolluese në vendkalimet kufitare, thotë dr Ollumçev. Lloji i ri Omicron është për 70 herë më ngjitës së varianti delta. 
 
“Varianti më i mir për neve si shtet është miratimi i një mase të llojit të testeve anti-gjene, të cilat mjaftueshëm tregojnë për gjendjen infektive se a jeni pozitiv apo negativ. Asnjë test për momentin nuk tregon se a bëhet fjalë për llojin delta, për alfa apo omikron. Megjithatë, do të dini se qytetari që ka hyrë npë shtet a është pozitiv apo negativ dhe në përputhje me këtë do të kemi pasqyrë se çfarë po na ndodh në hyrje-dalje të shtetit.”, tha Olumçev.
 
Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 301 raste të reja të infektimit me Covid 19 nga 3814 teste të kryera. Shumica e të infektuarve janë nga kryeqyteti. Jetën e kanë humbur 7 persona, përfshi një 35 vjeçar nga Shtipi, kurse janë regjistruar 192 pacient të shëruar. Në vend ka edhe 5.539 raste aktive me Kovid 19. 
 
ERSAN PAJAZITI