Maqedoni
Marrëveshje kolektive, VMRO: Garantojmë interesat e të gjitha etnive
18.12.2021 17:37
VMRO-DPMNE me marrëveshje të re kolektive për kthimin e shpresës tek qytetarët....

VMRO-DPMNE me marrëveshje të re kolektive për kthimin e shpresës tek qytetarët. Në tribunën me po të njëjtën temë deputeti Mile Lefkov tha se synojnë të bindin qytetarët e të gjitha nacionaliteteve se partija e Mickovskit është në avantazh në mbrojtjen e interesave ndëretnike, e jo sikurse pretendojnë partitë në pushtet se pikërisht ata janë garantues të ruajtjes së ekuilibrit ndëretnik.
“Me marrëveshjen e re ne duhet të dëshmojmë se VMRO – DPMNE si parti politike qëndron shumë më mirë në mbrojtjen e interesave edhe të rinisë shqiptare, turke, serbe, boshnjake pa dallime, pasiqë interesi ynë është të respektohet shteti ligjor. Interesi ynë është që të kemi universitete ndër pesëqind parat në listën e Shangajit. Interesi ynë është të krijojmë ekonomi konkurente.”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO – DPMNE-së
Deputetja Gordana Siljanovska tha se shteti ka nevojë për kthimin e themeleve europiane, ku çmohet individi pasiqë sipas aktualisht me partizimin e institucioneve është thyer skeleti I shtetit. Në të njëjtën vijë edhe bashkëparijakja e saj, Ivanka Vasilevska.
“Nëse Ivanka ka të kryer në Kembrixh, ndërkaq unë asgjë, përpos që kam mbështetjen dhe vullnetin e liderit të partisë, atëherë kjo nuk është e drejtë. Ne I mbushëm institucionet me ushtarë partiak, familjarizuam gjithçka dhe kështu thyem skeletin e shtetit.”, tha Gordana Siljanovska, deputete e VMRO – DPMNE – së.
“Nuk mundni të prisni se vetëm si përfaqësues I bashkësisë etnike, ose më keq si përfaqësues I partisë politike, në një moment të caktuar, kur tuajit janë në pushtet që t’u realizohen gjitha dëshirat dhe pritjet, ndërkohë të mos keni minimumin bazë të nevojshëm për tu klasifikuar për një kategori të caktuar.”, tha Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO – DPMNE - së.
Sa I përket frymës së re të kryeministrit bullgar Kirill Petkov për zgjidhjen e kontestit, panelistët thanë se besojnë në qëllimin e kryeministrit bullgar dhe se është një drejtim I ri I shkëlqyer, por që nuk presin brenda gjashtë muajve të ketë ndryshim në zhbllokimin e procesit eurointegrues.
MERALE SIMAILI
