Opozita nuk saktëson shpërthimin e bombës

20.12.2014 17:54

Kështu ka deklaruar kryetari i PRSD-së Tito Petkovski në përvjetorin e partisë së tij...

Bomba e paralajmëruar e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe përmbajtja e saj, nuk dihet nëse do të aktivizohet para Vitit të Ri por bomba të tjera mund shpërthejnë më fuqishëm për shkak të rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve, në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Kështu ka deklaruar kryetari i PRSD-së Tito Petkovski në përvjetorin e partisë së tij.

“Një pushtet lakmitar dhe i korruptuar, që shkel dinjitetin njerëzor dhe ka shumë mëkate, do të shkundet nga shumë bomba të tjera, të paplanifikuara, në të gjitha sektorët e jetës sonë. Nuk ka progres në asnjë fushë dhe supozoj se për askënd nuk është befasi, nëse hapen të gjitha aferat” – deklaroi kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski.

Petkovskit në përvjetorin e 9-të të subjektit që drejton ai tha se, inkurajues mbetet fakti se studentët dhe intelektualët, e ngritën zërin e tyre. Ai garantoi mbështetjen e tij, dhe se do të jenë zëdhënës të të gjithëve që ndjehen të pakënaqur. (Naim Ramadani, TVM2)