Maqedoni

Plani Bullgar për kontestin me RMV-në, Musliu: Ide e mirë, duhet angazhim nga palët

18.12.2021 18:18

Ideja e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov për zgjidhjen e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes...

Ideja e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov për zgjidhjen e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes brenda gjashtë muajve është një mundësi e mirë për t'u arritur zgjidhje mes palëve, vlerëson analisit politik, Albert Musliu. Thotë se të dy shtetet kanë kohë të ulen sërish dhe të bisedojnë për një formulë për dalje nga kriza. Thekson se megjithatë, Bullgaria qëndron në vijat e kuqe. Mundet të kërkojë që parakushtet bullgare të inkorpohen në negociatat për anëtarsim të RMV-së në BE.
 
“Afati 6 mujor mund të thuhet edhe afat i gjatë. Nuk është kontestuese se këto çështje mund të tejkalohen. Normal ka aty iniciativë edhe për ndryshimet kushtetuese ku do të përmendet komuniteit bullgar në preambullën e kushtetutës, por besoj se iniciativa për ta bë atë, ose hyrja e asaj çëshjte në kornizën negociuese, do ta siguron palën bullgare se edhe ajo do të realizohet. Këtë dekaratë të kryeminstrit  të ri bullgar e shoh si zbutje, jo si tërheqje prej vijave të kuqe, se vijat e kuqe asnjëherë s'kanë pasur përplasje, ka pas përplajse narrativi që është përdor në periudhë e kampanjës zgjedhore.”, tha Albert Musliu, analist politk.
 
Në samitin e BE- së Bullgaria ka qenë pro konkluzave për zgjerim, por megjithatë në deklaratën specifike dërguar në Këshillin e BE-së, Sofja zyrtare paralajmëroi se do të kushtëzojë miratimin e kornizës negociuese me përfshirjen e udhërrëfyesit për implementimin e marrëveshjes për fqinjësi, në suaza të negociatave për integrim të RMV-së në BE.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU