Botë

Kuvendi i thirrur nga Basha shpall jo legjitim kuvendin e Berishës

18.12.2021 18:37

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve nga përkrahësit e Lilzim Bashës....

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve nga përkrahësit e Lilzim Bashës, ka miratuar një resolutë e cila shpallë të kundërligjshëm kuvendin e përkrahësve të Sali Berishës. 

“Unë dua t’ju flas sot për Partinë Demokratike si pasuri e anëtarësisë dhe jo pronë e një individi me mendësinë pas meje kaimeti. Jo, kiameti nuk do të vijë. Partia Demokratike nuk do t’i dorëzohet fatit të një një personi. Partia Demokraitke do të jetë e gjithë demokratëve, nga themeluesit te më i riu apo më e reja mes nesh. Për këtë kam qendruar i prerë në këtë periudhë, pa u zbrapsur edhe përballë individit me të cilin kam ndarë shumë vite bashkëpunimi. Sepse nuk bëhej fjalë për fatin e një njeriu, POR për fatin e Partisë Demokratike, e për pasojë të të ardhmes së Shqipërisë.” tha Lulzim Basha
 
Berisha referendum për shkarkimin e Bashës
 
Ndërkohë përkrahësit e Berishës po sod kanë votuar për shkarkimin e Bashës. 
 
“Tani çdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referendumi i shpresës për çdo shqiptar”, tha Sali Berisha.
 
Nuk kanë munguar edhe përplasjet mes dy eksponentëve të PD-së.