Maqedoni
Klinika infektive në Shkup, Stefanoviç: Është mbushur 70% e kapacitetit
19.12.2021 14:33
Numri i pacientëve të shtruar dhe i atyre që paraqiten me simptoma të Covid 19...

Numri i pacientëve të shtruar dhe i atyre që paraqiten me simptoma të Covid 19 në klinikën infektive është në rënie të vazdueshme, por numri I pacientëve në trajtim spitalorë megjithate mbetet i lartë informon drejtoresha e kësaj klinike Stefanoviç. 70% e kapacitetit të kësaj klinike prër momentin është i plotësuar, kurse pacientët janë me pasqyrë të rëndë ose mesatarisht të rëndë klinike. Ata janë të moshës prej mbi 30 vjeç deri më 80 vjeç dhe të gjithë janë në aparate të oksigjenit.
“Sipas plotësimit të kapacitetit, shihet se ka një rënie të numrit e cila po zgjat, megjithatë nuk është e ulët. 70% e plotësimit të kapacitetit, ende është numër i madh. Gjithashtu, vërehet edhe rënie e numrit të kontrolleve në ambulantë. Gjatë 24 orëve të fudnit në klinikë janë kontrolluar 35 pacientë me simptoma të covidit, që është numër shumë më i ulët në krahasim me periudhën e kaluar.”, tha Milena Stefanoviç, drejtoreshë e klinikës infektive.
Stefanoviç: Omikron mund të rrit shifrat e infektimeve
Megjithatë këto numra nuk duhet të na liron, por edhe më tej duhet patur kujdes maksimal. Për momentin lloji Omicron nuk është vërtetuar se është i pranishëm në vend, por se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes enorme të tij.
“Varianti shumë shpejtë përhapet, por edhe shanset për ri-infektim të atyre të cilët kanë kaluar covidin janë për 5% më shumë se sa me variantin delta. Kjo flet mjaftueshëm se nuk duhet të lëshohemi dhe se këto numra të ulët që i shohim, mundet që për një natë të rriten.”, tha Stefanoviç.
Për shkak të përhapjes së Omicron shumica e vendeve në prag të festave vendosën që gjatë hyrjes në shtet të jetë i detyrueshëm dorëzimi i certifikatës për pranimin e dy dozave të vaksinës apo vërtetim për kalim të Covid 19. Këto masa sipas Stefanoiç janë të arsyeshme dhe të mira për mbrojtje shëndetsore.
ERSAN PAJAZITI
