Maqedoni
SPB Kumanovë: Aktivitet për sigurinë gjatë festave të fundvitit
19.12.2021 14:49
Me moton “Mos përdor Pushkaliqe dhe mjete Piroteknike”, Sektori për Preventivë i Punëve të Brendëshme në Kumanovë...

Me moton “Mos përdor Pushkaliqe dhe mjete Piroteknike”, Sektori për Preventivë i Punëve të Brendëshme në Kumanovë, në bashkëpunim me Komunën dhe Këshillin komunal të Komunës së Likovës, realizuan aktivitet për parandalimin e përdorimit dhe shitjeve të mejteve piroteknike në këtë rajon. Nga këto institucione iu apelua qytetarëve që të festojnë të qetë dhe të jenë vigjilient gjatë festave të fundvitit. Bartësit e këtij aktiviteti ndanë disa fletushka me përmbajtje edukative me qëllim anashkalimin dhe parandalimin e rreziqeve që mund të shkaktohen si pasojë e përdorimit të këtyre mjeteve shpërthyese.
“Ne si komunë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendëshme, bëjmë përpjekje maxsimale dhe gjithashtu apelojmë deri te të gjithë qytetarët e komunës së Likovës që të përmbahen dhe të kihet kujdesë gjatë festive të fundvitit kështuqë të jenë vigjilentë dhe mos të përdorin mjete piroteknike e mjete të tjera që do të rrezikonin jetën dhe shëndetin e banorëve, pra most ë përdorin këso mjete gjatë ahengjeve dhe sidomos gjatë natës së Vitit të Ri, pra të jemi të kujdesshëm të gjithë dhe të mundemi të festojmë në mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundëshme.”, shtoi mes tjerash kryetar i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Ndryshe ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parashikon gjobë në vlerë prej 200 deri 500 euro për atë person i cili në mënyrë të paautorizuar përdorë mjete piroteknike ose material të ngjajshme që e prishin rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
FATLUM AQIFI
