Maqedoni

Predan: Dialogu RMV-Bullgari të nis sa më shpejtë

19.12.2021 15:32

Është me rëndësi që dialogu midis Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së re bullgare të filloj sa më parë...

Është me rëndësi që dialogu midis Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së re bullgare të filloj sa më parë, vlerëson ambasadori slloven në Skup Milan Predan. Ai në një prononcim për Europën e Lirë e vlerëson si situatë të pa favorshme faktin se vendi  ka kryeminsitër në dorëheqje dhe do të duhen rreth një muaj për zgjedhjen e qeverisë së re. 
 
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ky dialog me qeverinë e re bullgare të fillojë sa më shpejt, sepse arritja e një marrëveshjeje në nivel të BE-së do të kërkojë një kompromis në nivel dypalësh. Siç theksuam kemi situatë pak të pa favorshme përsëri. Kemi qeveri në Sofje, por kemi situatë në vend ku kryeminsitri do të parashtrojë dorëheqje që do të thot se do të dorëhiqet tër qeveria. Do të kemi situatë plotësisht të re dhe do të duhet të paktën një muja që të formohet qeveriae re, që do të thot se përsëri do të humbim kohë.”, tha Milan Predan, ambasador i Sllovenisë në Shkup.
 
Sipas ambasadorit slloven do të ishte mirë që qeveria e re në vend të zgjidhej gjatë festave dhe deri në fund të janarit qeveria e re të ketë marrë detyrën. Ambasadori Predan poashtu thekson se është koha që Maqedonia e Veriut të dërgojë një ambasador në Sofje.
 
“Mendoj se sigurisht që nuk ndihmoi, të mos kemi ambasador dhe një mision të fortë diplomatik në Sofje, sigurisht që ka qenë një arsye që ndoshta komunikimi nuk ka qenë ashtu siç duhet dhe nuk duhet të jetë kushdo qoftë. Tani ky vend ka nevojë për një diplomat vërtet me përvojë, i cili do të jetë në kontakt të përditshëm me qeverinë e re, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje dhe ndoshta kjo është e vetmja mënyrë për të shkurtuar kohën. Qeveria e re e Petkovit po flet për gjashtë muaj.”, tha Predan.
 
Koha prej gjasht muajsh për arritjen e marrveshjes siç deklaron kryemisnitri bullgar Petkov është e gjatë thot ambasadori slloven, sipas të ciolit kjo duhet të ndodhë më shpejtë, por ai nuk mund të parashikoj se çfar do të ndodhë gjatë dialogut mes Shkupit dhe Sofjes. 
 
ERSAN PAJAZITI