Maqedoni

Dibër, ekspozta me piktura e Genta Aliaj-Morzo

19.12.2021 15:55

Piktorja Genta Aliaj-Mirzo mbrëmë në Qendrën për kulturë hapi ekspozitën e saj të pikturave të tiltuluar Etnografi....

Piktorja Genta Aliaj-Mirzo mbrëmë në Qendrën për kulturë hapi ekspozitën e saj të pikturave të tiltuluar Etnografi, ajo u shpreh tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve.
 
“Ekspozita titullohet Etnografi, është një ekspozitë në vazhdim të ciklit ku folku është fokusi I punimeve të mia kryesisht këtë herë kam ardhë me folkun e traditës të veriut të Shqipërisë, përkatësisht të shkodrës. Ndoshta ju kam sjell pak sa aroma e qytetit tim të lindjes dhe ju ftoj që ta shijoni dhe ta përkrahni këtë pjesë të krijimtarisë time”, tha piktrja Genta Aliaj – Mirzo.
 
Piktorja Genta Aliaj-Mirzo në punimet e saja ka arritur të ndërtojë piktura të karakerit të trashëgimisë kulturore ku vihet në pah e kaluara e saj përmes veshjeve e traditave që nga xhumbleta, fustani e shamija që janë karakterizuar si pjesë reale e jetës së saj.
 
Kjo është eksopzita e dytë me piktura e Genta Aliajt që hapet në qytetin e Dibrës.