Maqedoni
Dallimi mes infeksioneve virale dhe Kovid 19, në bazë të simptomeve caktohet strishoja
19.12.2021 16:47
Infeksionet virale në sezonin e dimrit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë prezenete...

Infeksionet virale në sezonin e dimrit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë prezenete dhe kanë stërmbushur ordinancat me pacientë. Njëkohësisht aktual është edhe varianti i ri kovidit Omikron i cili ende nuk është detektuar përmes stirshove, por dyshohet se qarkullon në popullatë. Pacientët e infektuar duhet të paraqiten te mjeku amë i cili do të bëjë dallimin se a bëhet fjalë për infeksion viral apo kovid në bazë të simptomeve që shfaqen te pacienti.
“Simptomet e gripit paraqiten me temperaturë të lartë dhe zgjasin vetëm tre ditë, por tani kemi një variantë të çuditshme që shfaqet me dhimbje në trup kokëdhimbje dhe koll të thatë. Përhapja e gripit është brenda tre ditëve shpërndahet në tërë popullatën, kurse varianti i ri zgjat prej shtatë ditë deri në dy javë, Kemi raste të tilla tani ne nuk dimë a është Omikroni virusi apo një variant tjetër i kovidit.”, tha Sefiane Bellçishta, mjeke familjare
Për diagnostifikim të saktë pacientëve u meret strishoja, por Dr Bellçishta rekomandon që të ndiqet gjendja shëndetësore e pacientit dhe të mos shpejtohet me marrjen e stishosë për të detektuar variantet e Kovid 19.
“I lëmë pacientët që symptom, ti ndjekim shtatë ditë , kemi kohë që të marim terminet për strishotë për javën tjetër. Sumica e pacientëve kanë temperature të lartë sot apo nesër, nuk bëhet strisho me temperature duhet të eleminohet temeprtaura. Te viruset sezonale kur kemi mare strisho është përcaktu se ësht virusi a,b c për kovidin apo varientin e ri duhet pas ditës së shtatë ti bëjmë strishotë.”, tha Bellçishta.
Sipas Bellçishtës, qytetarët duhe të respektojnë masat për mrojtje nga Kovid 19, të vaksionohen spese vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet përhapja e varianteve të Kovid 19.
FLUTURA LATIFI
