Prokuroria nuk pranon kallzimin e PRDM për “Jugohromin”

20.12.2014 17:59

Nga ko parti janë shprehur të pakënaqur me vendimin e prokurorisë themelore në Tetovë....

Prokuroria publike në Tetovë ka hedhur poshtë kallzimin penal kundër fabrikës “Jugohrom” e ngrituar nga partia e të gjelbërve që drejtohet nga Liljana Popovska e që ka të bëjë me ndotjen e ajrit nga ana e fabrikës.

Nga ko parti janë shprehur të pakënaqur me vendimin e prokurorisë themelore në Tetovë.

“Me këtë vendim  të prokurorisë publike në Tetovë bëhet e qartë se ata nuk kanë njohuri për veprat penale që i ka shkaktuar “Jugohrom”-i  të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi shëndetin e njerëzve dhe se janë shkaktarë kryesorë për ndryshimin e kualitetit të ajrit dhe ujit  në këtë rajon” – tha Zëdhënës i PRM-së, Toni Ristov.

Duke  mos zbatuar rregullat për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetsorë përkatësisht me refuzimin e ndërmarrjes së masave për përshtatje ekologjike Jugohrom ka  kërcnuar ambijentin jetsorë me materie mbeturinash të cilat përbëjnë rrezik edhe për gjeneratat e ardhshme thonë të gjelbërit. (Naim Ramadani, TVM2)