Maqedoni

Qyteti i Shkupit, përplasje VMRO – LSDM për projektet e ndërprera

19.12.2021 17:08

VMRO – DPMNE ka akuzuar ish kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov se ka lënë në borxhe qytetin me 160 milion euro...

VMRO – DPMNE ka akuzuar ish kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov se ka lënë në borxhe qytetin me 160 milion euro. Opozita thotë se në shumën totale të borxheve përfshihen edhe kreditë për projektet e urës Asnom e cila sipas opozitës shpie në prona private si dhe projektit në Momin Potok, për të cilat kryetarja aktuale Danella Arsovska nuk është shprehur optimiste për ti vazhduar.
 
“Edhe projekti pa projeksion ‘Bas Rapid Transit’, I cili parashikonte prishjen e parqeve, rrezik për furnizimin me ujë të Shkupit dhe kaos në trafik, vetëm ky fundit, përpos 70 milion eurove kredi, nuk parashikonte mjete shtesë për ndërtimin e urës së nevojshme midis Karposhit dhe Vllaes, për dislokimin e gypave të ujësjellësit, për zgjidhje shtesë në trafik, të nevojshme për realizim. Këto janë para të hedhura në ajër pa kurfarë dobie për qytetarët.”, tha Stefan Andonovski nga VMRO - DPMNE.
 
LSDM me reagim se kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska dy muajt e parë të mandatit i kaloi duke mos punuar asgjë dhe dëmtuar kështu qytetarët e kryeqytetit. Sipas socialdemokratëve Arsovska ka ndërprerë realizimin e tre projekteve kapitale.
 
“Në mënyrë skandaloze shfuqizoi projektin Bas Rapid Tranzit për një transport efikas dhe ekologjik të qytetit. Për projekt punohej tre vite të plota bashkë me partnerët e bankës europiane për zhvillim. Akoma më skandaloze është paralajmërimi I saj se s;do ndërtojë dy urat e reja, urën në bulevardin Asnom dhe urën në rrugën Lublanska.”, tha Gordan Shutarov, këshilltarë i LSDM -së në qytetin e Shkupit.
 
Por kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ditë më parë është sqaruar se urat janë të panevojshme për qytetarët dhe se ekzistojnë konteste pronësore për ndërtimin e të njëjtave.
 
MERALE ISMAILI